Jo vetëm Muriqi, Kosovës i largohet edhe kapiteni para ndeshjeve për kualifikueset e Botërorit

Kosova duhet të bëjë pa kapitenin Amir Rrahmanin në ndeshjet që dardanët do të zhvillojnë në kualifikueset ndaj Suedisë dhe Spanjës. Fillimisht djemtë e Shaland do të përgatiten kundër Lituanisë në miqësore, përpara se të nisin edicionin e ri.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar FFK ka njoftuar se dëmtimi i mbartur i Rrahmanit nga ndeshjet me Napolin e ka bërë të pamundur prezencën e tij në përballjet e ardhshme. Një tjetër mungesë e rëndësishme kjo që i shtohet përjashtimit të portierit titullar, Arijanet Muriq. /Sport Ekspres/

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.

Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *