Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Reja, ka folur për kualifikueset e Botërorit. Në një intervistë për mediat italiane tekniku italian ka prekur formën e lojtarëve shqiptare duke e konsideruar Berat Gjimshitin si një thesar.
“Hysaj po kalon një moment shkëlqimi në Itali. Djimsiti është një thesar. Kumbulla ka hapësirë për përmirësim.
Dhjetë lojtarë të përfshirë në kampionatet italiane?
“Për më tepër: në sistemin italian të futbollit, nga kategoritë më të ulta në ato më të larta, ka 11,500 anëtarë të përkatësisë etnike ose origjinë shqiptare. Shumë janë fëmijë të mijëra njerëzve që u larguan nga vendi në vitet 1990 për të lëvizur në Itali”.
Mbi perspektivat e Shqipërisë për kualifikimet e Kupës së Botës
“Futbolli është sporti më i popullarizuar në vend. Federata po përpiqet të punojë në thellësi: po mendojmë për struktura të reja, për të përmirësuar nivelin e trajnerëve, për të krijuar një grup trainerësh atletikë. 3-5-2 më jep më shumë besim, por ne gjithashtu përdorëm 4-3-3 dhe 3-4-3. Grupi është shumë i vështirë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken jashtë mundësive, por në sport nuk i dihet kurrë. Organizimi dhe motivimet ndonjëherë bëjnë mrekulli”. /Sport Ekspres/