Fundjava që lamë pas ishte me fat për futbollistët shqiptar. Legjionarët kuqezi kanë dhënë sinjale pozitive, duke shkëlqyer përpara sfidave të Kombëtares në fund të këtij muaji. Edi Reja duhet të ndihet i lumtur për mbrojtjen që do të ketë në dispozicion, teksa dy prej titullarëve të përhershëm të Shqipërisë e shohin veten në formacionin e javës në Serie A.
Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin dhe Elseid Hysaj, që këtë sezon po përjetojnë një formë mjaft pozitive. Portali i njohur për statistikat e lojtarëve, “WhoScored”, ka publikuar 11 më të mirët e javës së fundit në elitën e futbollit italian dhe prapavija flet edhe shqip./Halit Delibashi-Sport Ekspres/