Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën stërvitore të klubit Espanjol në Barcelonë. Një pjesë e lojtarëve kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë, ndërkohë që një grup tjetër ka bërë vetëm një seancë të pjesshme shkrythëse.
Më konkretisht, lojtarët Sokol Cikalleshi,Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Armando Broja, Erion Hoxhallari, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi janë bashkuar sot me grupin për shkak të impenjimeve me klubet e tyre në fundjavë dhe kanë bërë stërvitje të ndarë nga grupi.
Ndërkaq, zyra e shtypit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Veseli bashkohen me grupin në orët e mbrëmjes së sotme pasi kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre.
Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive dhe deri tani asnjë nga lojtarët e grumbulluar nuk ka probleme fizike. Para mbërritjes në Barcelonë të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nështruar testeve me tampon ku të gjithë kanë rezultuar negativë.