Në këto kohë të fundit janë të shumtë futbollistët shqiptarë që kanë ndërruar zgjedhjet e tyre për të lënë një tjetër Kombëtare dhe për t’iu bashkuar Shqipërisë. Së fundmi duket se këtë rrugë do ta ndjek Tim Civeja, mesfushori 19-vjeçar që ka debutuar në Bundesligë me Augsburgun.
Aktualisht ky lojtar përfaqëson moshat e Gjermanisë, por duket se do ta ndërrojë vendimin e tij. “Fansat e Futbollit Shqiptar” raporton se trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka folur me prindërit e Tim Civejas duke i treguar planin e kuqezinjëve. Biseda ka qenë shumë produktive dhe prindërit e mesfushorit janë shprehur të lumtur për vlerësimin që ekziston nga ana e Shqipërisë, ndërsa pritet që në vazhdim të vijë edhe kalimi te kuqezinjtë. /Sport Ekspres/