“Ministri i Mbrojtjes” kthehet pas shumë kohësh, Ajeti: Për Kombëtaren luhet me shpirt dhe zemër

Kur Shqipëria luajti për herë të parë në Europianin e Francës, Arlind Ajeti do të merrte emërtimin “Ministri i Mbrojtjes”. Një performancë e jashtëzakonshme nga ky mbrojtës që fatkeqësisht karriera e tij në klube nuk i buzëqeshi. Pas shumë kohësh vjen rikthimi te Kombëtarja, me trajnerin Reja që e ka ftuar për ndeshjen e marsit. Në konferencën për shtyp Ajeti është shprehur se për këtë fanellë luhet gjithmonë me shpirt dhe zemër.

“Më ka munguar shumë Kombëtarja, jam i rikthyer. Shumë i lumtur që do të shoh të gjithë lojtarët dhe grupin këtu. Gjithmonë kënaqësi që ndodhem këtu. Thuajse të gjithë ne kemi luajtur rregullisht dhe kjo është plus. Kemi shumë minutazh dhe lojtarë që luajnë në klube të mira. Trajneri e di se si duhet ta përgatis këtë ndeshje, ne duhet të bëjmë maksimumin. Të gjithë e dinë se më Kombëtaren luhet me zemër dhe shpirt, nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. E njohim njëri-tjetrin, jemi profesionist dhe nuk po vijmë nga pushimet”, ka thënë Ajeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *