Partizani-Teuta ka mbyllur javën e 25 të Kategorisë Superiore. Dueli mes dy pretendenteve për titull për këtë sezon ka përfunduar në një barazim 0-0, duke bërë që skuadrat të humbasin rastin për të marrë kryesimin e kampionatit. Në përfundimt të takimit, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas goli“ në “Supersport“.
Ilir Daja (Partizani): “Edhe kur ka mbaruar ndeshja në Laç, ku ishin shumë skuadra, jam marrë me arbitrin sepse më keni pyetur dhe jam përgjigjur. Ajo që do të thosha, është se gabojnë të gjithë, edhe arbitrat. Ajo që them unë, është: Pse nuk gabohet një herë në favorin tonë? Gjithsesi, nuk dua ta ngatërroj ndeshjen me arbitrimin, pasi ka ekspertë në FSHF që e shohin 30 herë dhe sërish i japin të drejtë arbitrave.
Besoj se kemi bërë një pjesë të parë goxha të mirë, kemi ndier në disa minuta presionin e Teutës, për vetë faktin që kemi shpenzuar shumë energji në 120 minuta në Kupë. Përveç kësaj, prishëm dhe pak ekuilibrat në mesin e fushës, me zhvendosjet e panevojshme të Bardhit dhe Muratajt. Gjithsesi, ekipi bëri mirë sot dhe provoi gjithçka kundër një rivali të fortë si Teuta dhe si përfundim, kemi dhe një gol të mohuar, siç e thatë dhe ju. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, t’i marrim ndeshjet në vazhdim si finale.
Diferencën e kemi bërë deri tani. Në start të kampionatit, nuk na llogariti askush për titull, për shkak të problematikave që kishim. Por jemi sërish një nga ekipet që do të luftojnë deri në fund për marrjen e trofeut.
Në raport me kundërshtarët, pavarësisht se nuk i kemi mundur, kemi bërë mirë. Me Teutën kemi tri barazime, kemi vetëm 2 humbje, kundër Vllaznisë dhe Laçin, me të cilat kemi ndeshje sërish dhe mund ta rregullojmë bilancin.
Çinari, në përgjithësi, ka kërkuar topat në thellësi, që do të thotë se dy mesfushorët do të kishin më shumë hapësira. Unë do t’i përgëzoj lojtarët dhe do t’i justifikoj, pasi kemi pasur vetëm një ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Kemi lojtarë të mirë që i kapin mirë zonat e sulmit. Kishim 3-4 aksione ku mund të shënonim dhe të fitonim. Megjithatë, jam i kënaqur nga ekipi, nga djemtë. Kemi dy javë që mund të na japin më shumë energji dhe do të na rikthehen të gatshëm 100% Junior dhe Ferhan Hasani. Gjithsesi, deri më tani kemi marrë atë që kemi merituar”.
Edi Martini (Teuta): “Morëm një tjetër barazim. Do kishim ardhur të fitonim, nuk ia dolëm. Nuk mund të them që jam i kënaqur me pikën, por me situatën e krijuar nuk është keq. Kemi 13 barazime, por edhe të tjerët kanë 10 apo 11. Kemi vetëm dy humbje. Në fakt edhe lojtarët janë më të karikuar me Partizanin. Kemi dominuar me ta. E kanë të vështirë të na mundin, pasi tregojmë edhe personalitet. Partizanin nuk e lamë ta luante topin, por kishim planifikuar të fitonim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Arbitrat te mbajne pergjegjesite e vete. Te erdhi mire kur ne fazen e pare kur ne min e fundit arbitri nuk dha penalltine e Mucit me Asanin. Ne Lac ishte 100 here penallti nderhyrja ndaj Cinarit por nuk eshte justifik per ndeshjen e dobet ndaj Teutes. Asnje gjuajtje nga te dyja skuadrat