Mrekullia e presidentit të ri/ Laporta nuk mban vetëm Lionel Mesin, por kthen edhe Nejmarin

Teksa verën e kaluar Lionel Messi pranoi haptazi në “Goal.com” se dëshironte largimin nga Barcelona, duket se gjërat mund të ndryshojnë këtë sezon. Presidenti i ri i katalanasve, Joan Laporta u premtoi tifozëve se do të bënte gjithçka për të mbajtur argjentinasin në “Kamp Nou”.

Menjëherë pas ndryshimeve të fundit tek klubi blaugranas erdhi dhe deklarata e Andre Kuri,  ish-agjentit të brazilianit Nejmar. Sipas tij ekziston mundësia që dyshja fantastike të ribashkohet, megjithatë jo në Paris por në Barcelonë. “Neymar mund të luajë përsëri me Mesin, por jo te PSG-ja, por tek Barcelona”, ka thënë ish-agjenti Andre Kuri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *