Misioni i përmbushur/ Ish-trajneri i Vllaznisë ia del me sukses në aventurën e re, Jonuz: Kemi projekte ambicioze

Mirsad Jonuz ka lënë pas atë eksperiencë të tij në Kategorinë Superiore për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Pasi u largua nga drejtimi i Vllaznisë në verën e shkuar, në muajin tetor trajneri maqedonas firmos kontratën në Kategorinë e Dytë të Katarit, aty ku e priste soli i Lusail. Jonuz ia ka dalë me sukses në këtë eksperiencë të re, teksa ka përmbushur misionin e klubit në këto muaj.

Mbijetesa tashmë është siguruar, teksa Sulail ka mposhtur Al-Bida në transfertë me shifrat 1-3. Në lojë kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera, në të cilat Jonuz do të kërkojë një pozicion edhe më të lartë në tabelën e klasifikimit. Në një prononcim për “Sportmedia”, ish-trajneri i Vllaznisë flet rreth suksesit të arritur me ekipin e tij.

“Ne arritëm një fitore të madhe, të rëndësishme në fushën e kundërshtarëve Al-Bida me shifrat 1-3. Mbijetesa është siguruar, dhe tani pesë të parët po sulmohen. Ka pasur përparim të madh që nga viti i kaluar kur ekipi ishte i 7-ti me vetëm 10 pikë. Tani ekipi ka 19, dhe ka edhe dy ndeshje deri në fund, ku do të sulmojmë për një renditje më të mirë. Rezultatet janë një rekomandim i mirë për një kontratë të re. Ekipi ka një projekt ambicioz për distanca më afatgjata”, ka thënë Mirsad Jonuz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *