“Na kërkuan falje”, te Kosova premtojnë para ndeshjes me Spanjën: Lëmë ndeshjen nëse…

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje në mars, ndaj Suedisë dhe Spanjës . Ngjarja e fundit në mediat iberike ku Kosova cilësohej si territor dhe jo si shtet i pavarur ngjallën shumë polemika në mediat shqiptare. Drejtori teknik i Kosovës, Muharrem Sahiti ka deklaruar se nuk do të luajnë ndeshjen nëse të gjitha simbolet nuk respektohen si duhet.

“Ne kemi thënë edhe para se Federata të postonte një gjë të tillë, se nëse edhe një simbol i shtetit të Kosovës nuk respektohet në Spanjë, ne nuk do ta luajmë as ndeshjen. Ata kanë kërkuar falje dhe gjithçka është në rregull” – tha Sahiti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *