“Nder dhe krenari të jem i Kombëtares shqiptare“, Salihu tregon përse zgjodhi të vishej kuqezi

Hajdin Salihu është prurja më e re e Kombëtares sonë U21. Futbollisti është në pronësi të Llapit, por luan i huazuar në radhët e 19-vjeçarëve të Lokomotivës së Zagrebit, madje duke bërë edhe debutimin me ekipin e parë. Qendërmbrojtësi i talentuar ka folur për “Insportin“ për të rrëfyer arsyen përse zgjodhi të vishtë fanellën kuqezi e jo atë të dardanëve të vegjël.

“Ftesën nga Kombëtarja shqiptare e pranova me dëshirën më të madhe dhe jam shumë i lumtur që kam pranuar këtë ftesë. Për mua është nder dhe krenari të jem pjesë e Kombëtares shqiptare. Kontaktet kanë filluar nga ndeshja e fundit që kam bërë debutimin me Lokomotiven, më kanë përcjellë dhe më kanë dërguar ftesën tek klubi.

Ftesë nga Kosova? Jo nga Kosova nuk më kanë telefonuar, kam pritur se do të kem ftesë nga Kosova por trajneri është ai që vendos për çdo gjë. Ftesën e Shqipërisë e kam pranuar pas publikimit të listës së Kosovës për shkak të korrektësisë. Ftesa e Shqipërisë me ka emocionuar”, ka thënë Hajdin Salihu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *