Zvicra U-21 ka publikuar listën e lojtarëve që kanë marrë ftesën e kësaj Kombëtare për ndeshjet e ardhshme që do të zhvillohen në muajin mars. Atje shihet mungesa e Nedim Bajramit, që do të jetë i ftuar nga Shqipëria pas ndërrimit të zgjedhjes.
Megjithatë në këtë listë janë katër futbollistë me origjinë shqiptare si Toni Domgjoni, Bastien Toma, Andi Zeqiri, Kastriot Imeri. Të gjithë këta lojtarë janë kontaktuar nga Kosova që i ka ofruar mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të parë dhe jo të U-21 si te Zvicra.
Megjithatë futbollistët kanë shfaqur driblim të bukur edhe jashtë fushës së lojës: “Do ta mendojmë për ndeshjet e shtatorit, nuk mund të vijmë në këtë moment”. Pra qartësisht duket se këta element do të vazhdojnë të presin një ftesë nga Zvicra A duke fituar kohë. /Sport Ekspres/