“Duka më uroi i pari”! Presidenti shqiptar që fitoi në Maqedoni i kthehet edhe Pandev: I uroj shëndet!

Muhamed Sejdini do të vazhdojë që të jetë presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet e reja atje ku presidenti shqiptar është rikonfirmuar në krye.

Këtë herë nuk kishte një garë të mirëfilltë, pasi ishte vetëm Sejdini, por do të merrte të gjitha votat pro dhe asnjë kundër. Kulmimi i Maqedonisë që mbërriti në Europian erdhi pikërisht në kohën e Sejdinit dhe ky është një tregues i madh.

Megjithatë Pandev zgjodhi që të bënte një deklaratë përcarëse duke u shpreh se Sejdini nuk e do të mirën e Maqedonisë së Veriut përpara të mirës së shqiptarëve, pasi u trishtua në kohën kur u eliminua Kosova. Në intervistën për “Zona Gol”, Sejdini i ka kthyer përgjigje edhe Pandev.

Sa emocionuese ka qenë zgjedhja në krye të Federatës së Futbollit?

Është hera e dytë që zgjidhem, pasi edhe herën e parë fitova me votë, por atëherë isha me mandat të shkurtuar 2-vjeçar. Sot u votova përsëri dhe jam shumë i lumtur, pasi delegatët vlerësuan punën e bërë nga unë gjatë kësaj periudhe dhe mora një votë unanime.

Si e keni përjetuar periudhën që i parapriu procesit zgjedhor?

Është një post që të gjithë e dëshirojnë këtë të kreut të FFM-së, ndaj duhej një luftë e fortë për të bindur të gjithë delegatët të më votonin.

Cilat janë objektivat tuaja për mandatin që sapo fituat?

Kemi disa projekte që i kemi nisur që në 2020-ën dhe do të provojmë t’i përfundojmë. Më pas do të shohim si të bëjmë sa më shumë gjëra në ndihmë të futbollit.

Sa i kënaqur jeni me vlerësimin nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino?

Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua, të dëgjoja fjalët më të mira nga goja e drejtuesit kryesor të futbollit në botë. Falënderoj presidentin Infantino për mesazhin dhe për mbështetjen.

Na zbulo pak mesazhin e Armando Dukës…

Duka ishte i pari që më uroi dhe mezi priste që të përfundonte vendimi për të më telefonuar. Më ka uruar edhe Ceferin, ashtu si edhe presidenti i Kosovës, Ademi.

A mund të na jepni një koment për deklaratat e kapitenit të përfaqësueses, Goran Pandev?

Ai është vetëm një lojtar i madh dhe në cilësinë e kryetarit të Federatës së Futbollit, do t’i uroja vetëm shëndet, për të luajtur sa më mirë dhe për të gëzuar qytetarët këtu në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *