E bujshme/ Shqipëria e mori nga Zvicra, Bajramit i tregojnë se e do Napoli dhe Juventusi: Vërtet?

Nedim Bajrami është prurja më e re e Shqipërisë duke shkaktuar jehonë të madhe edhe në Zvicër. Helvetët investuan shumë te mesfushori i Empolit që është një prej talenteve me më shumë potencial për të ardhmen. Megjithatë trajneri Reja bëri një punë të madhe që të bindte Bajramin për të veshur fanellën e Shqipërisë. Lojtari e bëri zgjedhjen e tij dhe pritet që të luajë në ndeshjet e marsit, nëse do të pajiset me pasaportën brenda kohës.

Por edhe në aspektin e klubit, Bajrami është në momentin e artë. Mediat më të njohura në Itali kanë raportuar se pas Atalantës, për mesfushorin kanë shfaqur interesimin e tyre Napoli dhe Juventusi. Për këtë arsye është pyetur edhe Bajrami nga gazetarët, duke marrë një përgjigje të shkurtër: “Me të vërtetë? Po unë tani për tani jam duke menduar vetëm për Empolin”, ka thënë Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *