“Hyri mirë në lojë”, Inzagi vlerëson ecurinë e sulmuesit shqiptar: Muriqi është rritur

Lacio ka marrë një fitore me vuajtje ditën e sotme, duke mposhtur Krotonen me shifrat 3-2. Por për golin e fitores duhet të prisnin deri në minutën e 84-t, kur Kaisedo tund rrjetën. Minuta në këtë takim pati edhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi, megjithëse në fund nuk ia doli të shënojë. Në një intervistë të dhënë në përfundim të takimit, trajneri Inzagi ka treguar rëndësinë e kësaj fitoreje, ndërsa në fund shton se Muriqi është rritur përgjatë muajve te Lacio.

“Ishte një fitore që e dëshironim me çdo kusht. Ne humbëm ndaj Juves, Bolonjës, Bajernit e Interit dhe duhej të bënim më mirë. Kemi disa pikë prapa në renditje. Ne e dinim se do të vuanim sot, por ekipi hodhi zemrat mbi pengesën. Ne shprehëm një futboll të shkëlqyeshëm dhe krijuam shumë shanse. Ende duhet të përmirësohemi në disa situata. Ne ishim të mirë në reagimin dhe ndryshimet na ndihmuan shumë.

Caicedo? Ne të gjithë e dimë rëndësinë e tij. Sot unë doja që ai të luante nga fillimi sepse ishte stërvitur vazhdimisht për 10 ditë. Eskalante, Muriqi, Pereira dhe Luliç gjithashtu hynë shumë mirë. Kur Felipe është mirë unë gjithmonë e përdor atë. Ndërkohë Muriqi gjithashtu është rritur”, ka thënë Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *