Zbulohen dy ftesat e tjera të Rejës, Shqipërisë i vjen fantazia dhe energjia nga i njëjti vend

Ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin Katar 2022 po afrojnë dhe trajneri Reja ka nisur të përzgjedhë lojtarët që dëshiron të ketë në dispozicion. Pas ftesës për Kastriot Dërmakun, zbuloh edhe dy ftesa të tjera për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjve i vjen fantasia dhe energjia nga i njëjti vend, Lokomotiva e Zagrebit.

Sherif Kallaku dhe Enis Cokaj janë dy lojtarët që do të grumbullohen me ekipin kombëtar për sfidat e marsit. Ish-fantazisti i Teutës është një element që i mungon formacionit të Rejas dhe mund ti japë më tepër krijimtari përpara sulmit, ndërsa Cokaj mund të sjellë më tepër freski me këmbët e tij në fushë. Ftesat në adresë të dy lojtarëve kuqezi bëhen të njohura nga vetë klubi ku ata luajnë, Lokomotiva e Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *