Një incident ka ndodhur në Kolumbi në programin sportiv ESPN FC Radio Colombia, ku ishin të ftuar disa opinionistë dhe gazetar sportiv. Një ekran i skenës ra mbi trupin e gazetarit sportiv Carlos Orduz, që ishte gjithashtu pjesë e panelit të te ftuarëve. Goditja ishte mjaft e fortë në shpinën e gazetarit, i cili u kap pa përgatitur.
Drejtuesi i emisionit Pacho Velez ngeli i shtangur dhe nuk tha asnjë fjalë. Duke qenë se emisioni ishte Live, të gjithë shikuesit e panë këtë ngjarje dhe Velez u detyrua të fuste reklamat. Fatmirësisht, në një video të më vonshme sqarohet se i dëmtuari Carlod Orduz është në gjendje të mirë shëndetësore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Dios mío! Ojalá no haya pasado nada grave. Tremendo accidente. @josasc @MelukLeCuenta @ElGatoArceArce pic.twitter.com/UMlRMJ5FWQ
— Leonardo Gonzalez (@LeonardoG1984) March 10, 2021