Përse nuk erdhe te Kosova? Behrami reagon për herë të parë: Flisni që duam para, nuk më erdhët në fytyrë

Në momentin kur u krijua Kosova dhe do të pranohej nga UEFA e FIFA, dardanët kishin mundësinë për të marrë të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që ishin duke luajtur edhe me Kombëtaret e tjera. Pra emra si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami priteshin që të luanin për Kosovën.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Valon Behrami ka folur për herë të parë në intervistën e dhënë për “Indeksionline”. Mesfushori i njohur u shpreh se të gjithë flasin për para, por në fakt nuk ka qenë kjo arsyeja.

“E para gjë, asnjëri nuk ka ardhur që të flasi ballë për ballë me mua, në fytyrë. Familja ime e di, një njeri nuk ka ardhur që të flasin ë fytyrë me mua. Një njeri nuk ka ardhur për të thënë: “Valon, do vish te Kosova për të na ndihmuar? A ka ardhur dikush? Jo! Të gjithë flasin për para. Ne që kemi luajtur me Zvicrën nuk kemi menduar kurrë për para. Ti mendon që ata që luajnë për Kosovën nuk marrin para? Njerëz flasin kur nuk dinë asgjë. Ne nuk kemi rrogë te Zvicra, marrim vetëm premio kur shkojmë në Botëror e Europian”, u shpreh Behrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *