Mançester Siti nuk u ndikua nga momenti negativ i humbjes ndaj Junajtid dhe mposhti me rezultatin 5-2 Sauthemptonin. Me këtë fitore, skuadra në pronësi të sheikëve është shumë pranë fitimit të titullit kampion. Pavarësisht fitores, Guardiola mbetet mjaft kritik, sidomos me vendimin e arbitrave. Kur rezultati ishte 1-1, Foden u rrëzua në zonë, por arbitri nuk e akordoi penalltinë. Ai nuk preferoi të përdorte teknologjinë VAR, sepse ishte mjaft i sigurtë në vendimin që mori.
Kjo gjë e ka mërzitur Guardiolën, i cili deklaroi se penalltia ishte e pastër dhe arbitri duhet të shikonte ekranin e teknologjisë VAR. “Nuk e kuptoj pse nuk na u dha ajo penallti në rastin e Foden. E justifikoj arbitrin, ndoshta nuk e pa ndërhyrjen e portierit, por VAR-i duhet të ndërhynte.Nuk i kam sulmuar kurrë arbitrat, por ky gabim ishte realisht i pabesueshëm. Çmenduri, sheh imazhet dhe e kupton menjëherë se ishte penallti e pastër. Fituam 5-2, por ishte rezultati 1-1 kur na u mohua penalltia“, deklaroi Pep Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
— Pol Ballús (@polballus) March 10, 2021