Ka luajtur me Belgjikën dhe Shqipërinë, Din Sula nuk e ka marrë vendimin: Tani vjen zgjedhja e vërtetë

Din Sula është sulmuesi 23-vjeçar që luan me Ëasland Beveren në Belgjikë. Një futbollist me strukturë fizike ndihmuese për rolin e tij, ndërsa në pesë ndeshje që është aktivizuar ka shënuar 1 gol. Shpërthimi i tij i vërtetë ishte në sezonin 2017-2018 teksa me Lomel realizoi 19 gola në 34 ndeshje.

Më herët ky sulmues ka përfaqësuar Belgjikën, por më pas iu bashkua U-21 të Shqipërisë. Gjithmonë e shohim teksa feston golat e tij me shqiponjë, megjithëse në intervistën e fundit të dhënë për mediat belge, Din Sula shprehet se akoma nuk e kam vendimin përfundimtar.

“Jo akoma nuk e kam marrë vendimin. Kam luajtur me Belgjikën që nga U-15, më pas zgjodha Shqipërinë dhe luajta me U-21. Tani duhet të bëjë të vetmen zgjedhje të vërtetë kur ekipi i A të trokasi në derë. Ky nuk është ende rasti dhe nuk është shqetësimi im për momentin. Tani dua që të luaj gjithmonë në klub”, tha Din Sula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *