“Ke shënuar më shumë se unë”, batuta e Migjen Bashës me Etrit Berishën

Portieri shqiptar, Etrit Berisha kishte dje 32 vjetorin e lindjes. Gardiani kuqezi e ka kujtuar ditëlindjen e tij me një gol të shënuar kur ishte portier i Kalmarit në Suedi. Atë kohë, Berisha preferonte t’i gjuante vet 11 metërshat. Urimet drejt tij në Instagram ishin të shumta, por bashkëlojtarët Grezda dhe Basha preferuan të bënin diçka ndryshe.

Eros Grezda i ka komentuar “Baba” në postimin e tij në Instagram. Nga ana tjetër, Migjen Basha ishte më gazmor duke shkruajtur “Ke shënu ma shumë se unë“. Portieri shqiptar duket se ishte i angazhuar me festimin e ditëlindjes, pasi nuk ka kthyer asnjë përgjigje tek urimet e mara. /Elio Hajdari-Eport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *