Një tjetër gjigant i futbollit europian i thotë lamtumirën Champions League. Pas Juventusit është Barcelona që ndjek të njëjtën udhë. Nuk ka pasur përsëritje të historëisë mbrëmjen e sotme për katalanasit, të cilët e mbyllën në barazim 1-1 supersfidën ndaj PSG-së. Spanjollët shpresonin në një përmbysje të madhe si ajo e 4 viteve më parë, ku eliminuan parisienët pas kthimit të rezultatit me shifrat 6-1.
Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi, pavarësisht përpjekjes nga ana e lojtarëve të Barçës. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 30, kur Mbape u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë, e cila u fitua nga Ikardi. Por vetëm 7 minuta më vonë Leo Mesi nxjerr një mrekulli nga arsenali i tij, duke shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni në Champions League.
Ndërkohë katalanasit kanë humbur mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat në pjesën e parë, teksa Kejlor Navas arrin të presë një 11 metërsh të ekzekutuar nga ylli argjentinas. Kështu me këtë takim të përfunduar me rezultatin 1-1 dhe duelin e parë të mbyllur me shifrat 1-4 PSG pret biletën për në çerekfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ffs what a Messi goal tho… https://t.co/v9TQZlhQhR
— chuboi ???? (@ChuBoi) March 10, 2021