Prekin vendin e fundit në renditje, Lokomotiva kujton shkëlqimin me Myrton: Na mungon luani Uzuni

Lokomotiva e Zagrebit nuk është më i njëjti ekip pa praninë e Mryto Uzunit. Beratasi duket se ishte dirigjenti i “bandës së shqiptarëve”, teksa sezonin e shkuar dha kontribut të çmuar në arritjen e vendit të dytë. Por me largimin e tij situata është kthyer e gjitha përmbys në Zagreb, teksa ekipi kryeqytetas tashmë prek fundin në tabelën e klasifikimit.

Humbja e fundit kundër Istras e ka fundosur ekipin kroat, që kujton me nostalgji shkëlqimin e një sezoni më parë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Lokomotiva e Zagrebit ka shpërndarë një foto të sulmuesit shqiptar nga ndeshja me po të njëjtin kundërshtar, që atëherë e mposhtte me dopietën e tij.

“Urime Istras për fitoren e merituar. Me këtë humbje, ne ramë në vendin e fundit në kampionat. Me këtë fotografi kujtojmë duelin pikërisht nga një vit më parë kur festuam kundër Istras 2: 0 me dy gola të luanit shqiptar Uzuni. Përndryshe Myrto luan shkëlqyeshëm në Hungari, këtë sezon ai ka 11 gola të shënuar. Na mungon Myrto Uzuni”, është postimi i Lokomotivës në faqen zyrtare, ku fjalët “na mungon“ i ka shkruar në gjuhën shqipe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NK Lokomotiva Zagreb (@nklokomotiva)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *