Armand Duka pret homologun e Italisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ja axhenda e vizitës së presidentëve

Federata Shqiptare e Futbollit do të presë ditën e nesërme krerët e 3 prej Federatave mike. Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina do të jetë ditën e nesërme në ambientet e FSHF-së, ku do të jetë edhe nën shoqërinë e Agim Ademit dhe Muamet Sejdinit, respektivisht drejtuesit e FFK-së dhe FFM-së.

Vizita do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa 30 minuta më pas do të mbahet edhe një prononcim për mediat. Ndërkohë pjesë e axhendës është edhe vizita në Bubq, aty ku presidentët e të katër federatave do të shohin shtëpitë e ndërtuara nga FSHF dhe parterët e saj. Lajmin e bën ë ditur vetë FSHF në një njoftim për mediat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së

Ditën e nesërme, e enjte, 11 Mars, ora 10:00, Federata Shqiptare e Futbollit do të vizitohet nga Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, Presidenti i FFK, Agim Ademi dhe Presidenti i FFM, Muamet Sejdini. Në orën 10:30, të katër Presidentët do të japin një prononcim për mediat. Në orën 11:00, Presidentët do të drejtohen për në Bubq ku do të vizitojnë shtëpitë e rindërtuara nga FSHF dhe mbështetja e partnerëve. Dhe pas vizitës në Bubq, Presidentët do të prononcohen për mediat. Ju mirëpresim nesër në orën 10:30 në ambientet e FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online