Spikeri zyrtar i Portos dhe që kujdeset për marrëdhënien me tifozët, Fernando Saul, ka bërë një reagim në rrjetet sociale që ka sjellë shumë diskutime. Pas kualifikimit të ekipit portugez kundër kampionëve të Italisë në “Champions League”, Saul shkruan se Porto e ka përmbushur hakmarrjen për mposhtjen që i ka bërë Juventusi në finalen e 1984.
“Ne morëm hak për ndeshjen e Bazelit, kundër hajdutëve italianë dhe atë që ai dërri Ronaldo i bëri Dragaos”, shkruhet në reagimin e bërë nga ana e Fernando Saul, që nuk i mjafton vetëm fitorja e arritur nga Porto në fushën e lojës. /Sport Ekspres/