Kosova do të ketë një punë mjaft të vështirë në grupin e kualifikueseve të Botërorit teksa që në muajin mars do të kenë përballë tyre Spanjën dhe Suedinë. Por motivimi i dardanëve është dy herë më i madh pasi duhet t’i tregojnë kundërshtarëve forcën e tyre, teksa në këtë grup është vetëm Suedia që e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. Vetëm pak më parë Spanja ka treguar se kur do të publikohet lista e lojtarëve, ndërsa skandali është fakti se i ka quajtur dardanët si “territori i Kosovës”, për ta kthyer në politik njoftimin e tyre sportiv. /Sport Ekspres/