Berat Gjimshiti ka zhvilluar një paraqitje për notën “10” kundër Interit sa i përket 45 minutave të para. Kjo pjesë ka përfunduar në barazimin pa gola, ndërsa mbrojtësi shqiptar ishte protagonist absolut. Sa herë që Lukaku bie në kontakt me topin, lojtari i Shqipërisë është aty duke e asfiksuar. Të paktën dy raste të rrezikshme ka evituar Gjimshiti me ndërhyrjen e tij, për t’i mohuar sulmuesit të Interit realizimin e golit.
Lukaku është ankuar jo pak herë për ndërhyrjet e shpeshta të mbrojtësit kuqezi te arbitri, por ende nuk ka ardhur ndëshkimi me karton të verdhë. Nga ana tjetër këto duele po lënë mbresa të mëdha edhe te ish-lojtari i Juventusit, Markizio: “E çfarë duelesh janë këto: “Gjimshiti-Lukaku, Skriniar-Zapata”, shkruan Markizio duke duartrokitur paraqitjet e mbrojtësve. /Sport Ekspres/
Che scontri stasera tra #Lukaku / #Djimsiti e #Duvan con ##Skriniar ?????? #InterAtalanta
— Claudio Marchisio (@ClaMarchisio8) March 8, 2021