Sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit ka mbyllur javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët nuk po arrijnë të përmenden në aspektin e rezultateve, teksa kanë humbur reflekset e golit. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-0, ku kuqeblutë shpërdoruar një shans të artë në minutën e 70-të, teksa Imeri nuk mundi të shënonte as nga penalltia. Pas përfundimit të 90 minutave, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.
Dashamir Xhika (Kukësi): “Nuk ishte shumë e vështirë. Por ashtu erdhën aksionet e tyre dhe na rrezikuan. Me meritë timen dhe të ekipit morëm një pikë. Megjithatë me lojën që bëmë besoj se duhet të kishim fituar. Mendoj se të gjitha ekipet janë aty-aty. Shpresoj të arrijmë një vend nga kampionati për Kupat e Europës. Penalltia e pritur që më ka shijuar më shumë? Pak pyetje e vështirë kjo, sepse penalltia e pritur që më ka shijuar më shumë në karrierë ka qenë me Partizanin kundër Kukësit. Jam penduar që kam qendruar rezervë e Alban Hoxhës te Partizani? Edhe jam penduar, edhe nuk jam penduar, sepse unë aty kam dalë dhe jam rritur. Plus që më shijoi shumë ai titull, kështu që bëra mirë që qendrova”.
Tomas Brdariç (Vllaznia): “Mendoj se në përgjithësi ne jemi atje. Kemi treguar vendosmëri. Kam pasur shumë mundësi për shënim, më shumë se Kukësi. Djemtë e mi bënë gjithçka për të shënuar. Vendimi për të gjuajtur Imeri penalltinë? Ardit Hoxha u largua. Imeri mori topin dhe donte të shënonte, por në ndeshjet e mëparshme ka goditur Dilaver. Mendoj se jemi në një pozicion të mirë. Vendosëm sot që jemi kompakt në të luajturit futboll. Kishim një strategji të mirë sot. Kemi menduar që në disa raste ta kapim Kukësin në kundërsulme. Të gjithë lojtarët tanë japin gjithçka gjatë javës që të japin më të mirën në fushë. Dilaver ishte i pafat në ndeshjen me Teutën, por për mua është një lojtar i standartit të lartë. Është një lojtar i mirë”.
Mirel Josa (Kukës): “Nuk mund të merrem me faza të veçanta të lojës. Vllaznia i pati rastet e veta dhe i pati në 20 minutat e fundit. Mua më bën përshtypje skuadra ime. Ka luajtur ashti siç i kam kërkuar unë. Në përgjithësi jam i kënaqur. Edhe ne kishim rastet tona për të shënuar. Por kështu është futbolli. Nuk është problem se kanë shënuar vetëm Eze dhe Ibrahimi. Ata janë sulmues dhe për këtë punë janë. Penalltia erdhi nga një pakujdesi e jona. Ishte apo nuk ishte nuk dua t’i hyj në punë kësaj teme. Planet afatgjata nuk mund ti bëj, sepse më intereson qetësia e skuadrës”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/