“Skuadër m***”/ Fjalët e Insinjes turbullojnë ujërat te Napoli, reagon menaxheri: Zemërimi? Ishte mëse normale

Sasuolo barazoi shifrat në 3-3 mbrëmjen e djeshme kundër Napolit në frymën e fundit. Ajo penallti në minutën e 94-t tronditi skuadrën e kaltër, duke bërë që Gatuzo e Insinje të shfrynin nervat pas vërshëllimës së 3-fishtë të arbitrit. Kapiteni i napoletanëve goditi me shkelm tabelat gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit, ndërsa mësohet të ketë bërtitur fjalët: “Skuadër m***“.

Kjo frazë ka turbulluar jo pak ujërat te Napoli, që ka shtyrë edhe konferencën për shtyp. Megjithatë menaxheri i Lorenco Insinjes ka vendosur të reagojë për të qartësuar opinionin publik. Vinçenco Pisakane shprehet se një zemërim si ai i mbrëmshmi është krejtësisht normal dhe se mes kapitenit të të kaltërve dhe trajnerit Gatuzo nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje.

“Zemërimin e Lorencos në fund të ndeshjes, pasi e kishte rikuperuar atë me një asist dhe një gol, unë e konsideroj mëse normal. Sidoqoftë, do të doja të sqaroja se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje me Gatuson. Ata janë vetëm rindërtime imagjinare dhe Insinje kurrë nuk ka thënë ekip i m***”, ka thënë Vinçenco Pisakane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *