Statistika/ “Pitbulli që kafshon” pa u ndëshkuar, Keidi Bare shkon në perfeksion me Espanjolin

Në kohën kur Keidi Bare ishte pjesë e Malagas, e vetmja pikë e dobët për mesfushorin shqiptar ishte ndëshkimi i shpeshtë me karton. Kjo pasi Bare është një prej atyre lojtarëve që nuk e mendojnë dy herë për të futur këmbën vetëm që të marrin kontrollin e topit. Gjithmonë duke e kërkuar duelin agresiv, për të fituar nga ana tjetër edhe dashurinë e tifozëve.

Por në këtë sezon të ri te Espanjoli, Bare ka shkuar në perfeksion. Mesfushori kuqezi e tregon edhe njëherë tjetër se është i aftë që gjithmonë të marrë leksione të reja dhe të përmirësojë gabimet e tij. Tashmë “pitbulli kafshon” pa u ndëshkuar. Mesatarisht Bare ndëshkohet me karton të verdhë njëherë në 510 te Espanjoli, ndërsa me Malagën kjo ndodhte njëherë në 257 minuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *