VIDEO/ Milanit i rikthehen hijet e së shkuarës, një penallti e Kessie shpëton kuqezinjtë në frymën e fundit

Milani barazon në minutën e fundit me Kesie nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur kështu goxha terren në luftën për titullin kampion. Kuqezinjtë nuk arritën të dalin për asnjë moment në lojën e tyre, pasi skuadra mbrohej me 11 lojtarë. Pas shumë gabimeve, Udineze arriti të gjejë golin e parë në minutën e 68-të me Becao.

Edhe pse provoi shumë, ekipi i Milanit nuk arriti të krijonte një rast të pastër për gol. Kur dukej se gjithçka do mbaronte në 0-1, Larsen gabon duke prekur topin me dorë dhe Milani fitoi penallti të cilën e shënoi në gol në frymën e fundit. Milanit duket se po i rikthehen hijet e errëta të së shkuarës, teksa rrezikon edhe vendin e katërt, pas fitores së Romës ditën e sotme. Kuqezinjtë e vuajtën shumë mungesën e Ibrës ditën e sotme./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ac_habana/status/1367230219699048451

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *