Trajneri e quajti të jashtëzakonshëm, Rashica harron trasferimin: I detyrohem shumë klubit

Miloti është kthyer të bëjë përsëri Rashicën në Bundesligë. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas problemet me dëmtimet si dhe çështjen e transferimit, duke dhuruar paraqitje pozitive për Verder Bremenin.

Të njëjtën gjë e bëri edhe ditën e djeshme, ku spikati në fushë me lojën e tij. Rashica ka folur për mediat gjermane, ku shprehet se është tema e transferimit është lënë pas dhe tashmë është i përqendruar për të ndërtuar sërish atë formë që pati sezonet e shkuara me skuadrën gjermane.

“I detyrohem shumë klubit. Unë jam i vetëdijshëm se duhet të ndërtoj punën time të vjetër për një kohë të gjatë. Fakti që nuk erdhi asnjë transferim është harruar prej kohësh dhe nuk duhet të luaj një rol për momentin”, ka thënë Milot Rashica.

Ndërkohë paraqitja e tij ka lënë mbresa të mëdha te trajneri Kohfeld, i cili nuk i fsheh fjalët pozitive për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës. “Milot ishte i jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë i mirë. I heq kapelen për çfarë kishte në driblime dhe vrapime të shpejta, si i bëri hapësirë të tjerëve dhe si punoi me topin”, ka thënë trajneri i Verder Bremenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *