VIDEO/ Thyerje e zemrës në mes të dashurisë, Rei Manaj nervozohet me trajnerin se e ndërroi

Rei Manaj nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit Pimienta për ta ndërruar në minutën e 80 të takimit ndaj Lledas. Rezultati ishte në shifrat 0-1 në favor të Barcelonës B, ndërsa tekniku i katalanasve mendoi që ta ndërronte sulmuesin shqiptar.

Reagimi i këtij të fundit nuk ishte aspak i bukur teksa i shprehu nervat për këtë ndërrim. Një përplasje e lehtë që vjen në mesin e një dashurie të re që po lindte me trajnerin Pimienta, pasi foli shumë për shndërrimin e Manajt në këto ndeshje të fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *