Karriera e Gareth Bejl pësoi një rënie të dukshme vitet e fundit në Madrid. Sulmuesi nuk bënte më gjatë pjesë në planet e Realit, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në stol. Edhe kalimi i tij në radhët e klubit ku arriti suksesin më të madh në karrierë, Totenhemit, nuk po jepte frytet që priteshin.
Por duket se Murinjo po arrin të rikthejë së fundmi Bejlin që mungonte. Sulmuesi uellsian ka tundur dy herë rrjetën ditën e sotme, duke qenë kështu protagonist në fitoren e thellë 4-0 që Spërsat shënuan kundër Bërnleit. Lojtari 31-vjeçar po gjen përsëri marrëdhënien me golin, teksa në 4 ndeshjet e fundit ia ka dalë të tundë po aq herë rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TottenhamXG/status/1366060884519493633