Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Sajmir Ujkani ka marë një lajm të hidhur ditën e sotme. Xhaxhai i tij ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 32 vjeçari, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Njoftimin për këtë ngjarje, portieri nga Vushtriae ka shoqëruar me një foto të tij dhe xhaxhait të tij së bashku.
“Ishalla për xhenet, axhe”- shkruhet në postimin e Sajmir Ujkanit. Shpresojmë që lojtari i Torinos ta kalojë sa më lehtë këte vuajtje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/