Armando Sadiku për shumë vite me radhë është cilësuar si një nga asetet kryesore të sulmit të Kombëtares Shqiptare. Megjithatë eksperienca e tij në Europë vitet e fundit nuk ishte aq mbrësëlënëse, ku shpesh Sadiku nuk arriti të tregojë potencialin e tij më të mirë.
Për këtë arsye Sadiku vendosi të largohej nga Turqia drejt Bolivarit, ku luan tek skuadra me të njëjtin emër. 29 vjeçari ka shënuar 3 gola me Bolivarin, 2 në ndeshje zyrtare dhe 1 në miqësore, por nuk mjaftohet me kaq. Faqja zyrtare e skuadrës ka publikuar një intervistë të Sadikut, ku zotohet se do të japë gjithçka për ekipin, në mënyrën që Bolivari të fitojë Kupën Libertadores.
“Ua them me zemër, që do t’i fitojmë ndeshjet e Libertadores. Po bëhemi gati, po ndjekim rrugën që patëm në Brazil. Jemi plot me energji, jemi shumë mirë. Do të bëj gjithçka për ekipin, do të bëj çfarë më kërkon trajneri dhe gjithashtu do të vendos dhe zemrën në mënyrë që ta fitojmë Kupën Libertadores”- tha Sadiku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/