Klodian Duro është duke përjetuar momentin më të vështirë në Kosovë që prej mbërritjes së tij te Feronikeli. Pas rezultateve negative dhe humbjes së fundit me Drenasin, duket se kupa është mbushur dhe mbështetësit e klubit nuk e pranojnë me figurën e njohur të Kombëtares në stolin drejtues.
Këtë herë janë “Tigrat e Zi” që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Klodian Duros. Nëse trajneri shqiptar nuk e jep dorëheqjen ose nëse presidenti i klubit, Naser Ramaj, nuk merr vendimin për ta larguar, atëherë kërcënohet edhe siguria e trajnerit të Feronikelit. /Sport Ekspres/