Formacionet zyrtare/ Atalanta sfidon “mbretërit“ e Europës, Gjimshiti është mburoja e Gasperinit ndaj Realit

Në orën 21:00, Atalanta pret Realin e Madridit në Bergamo, ku luajnë aktin e parë të fazës së 1/8-ve në Champions League. Bergamaskët kanë një detyrë të vështirë sot, teksa sfidojnë ata që me të drejtë quhen “mbretërit” e Europës. UEFA ka publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të rreshtohen në fushën e lojës.

Berat Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm në radhët e Atalantës dhe Gasperini ka zgjedhur edhe këtë herë ta përdorë si mburojën e tij për sulmin e Realit të Madridit. Përballë tij do të mungojë Karim Benzema, pasi treshja e sulmit të “galaktikëve” përbëhet nga Vinicius-Isko-Asensio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *