Interi triumfoi në derbin kundër Milanos me shifrat 3-0 dhe njeriu që dha një kontribut të madh për të arritur këtë rezultat është Romelu Lukaku. Pasi shënoi golin e fundit të takimit, belgu hodhi vështrimin drejt Ibrahimoviç dhe nisi ta thumbonte me fjalë. Një moment i tillë ka bërë kureshtarë tifozët për të mësuar çfarë fjalësh dërgoi 27-vjeçari karshi suedezit.
Romelu Lukaku u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në “Tëitter“, ku nuk mund të mungonte një e tillë për frazat e dala nga goja e tij pas shënimit të golit. “Mik, ma merr mendja kam folur shumë m** adrenaline“, shkruan sulmuesi i Interit, që nuk dëshiron të zbulojë me detaje fjalët e tij.
Gjithashtu Lukaku është pyetur edhe në lidhje me Konten, për të cilin thotë se është një trajner që nuk bën shaka në stërvitje, por e kthen fushën në një zonë lufte. E pavarësisht kësaj, Lukaku duket se e pëlqen metodën e ndjekur nga tekniku italian. “Fusha e stërvitjes është si një zonë lufte. Trajneri ynë nuk bën shaka. Ai nuk i pëlqen kur e kursejmë veten. Më pëlqen”, përgjigjet Romelu Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/