“Shqipëria në vendin e tretë do të ishte sukses”, Foto Strakosha flet për Thomasin: Ka shumë të pavërteta…

Foto Strakosha është rikthyer që të flasë për një media shqiptare sa i përket situatës së vështirë që po kalon Thomas Strakosha te Lacio. Trajneri Inzagi e ka kthyer këtë portier në zgjedhje të dytë pas paraqitjeve mbreslënëse të Pepe Reinës.

“Profesori” papritur mori rolin kryesor dhe nuk po i lë asnjë hapësirë “nxënësit” për të demonstruar në praktikë të gjitha këshillat e dhëna gjatë kësaj kohe. Shpeshherë në mediat italiane është folur për një krisje të marrëdhënies mes Strakoshës dhe Lacios, duke kulmuar me intervistën: “E kush nuk ta dëshironte kalimin te Dortmundi?”.

Fjalët këto që janë të papranueshme për ekipe elitare të Europës pasi konsiderohet si mungesë respekti kur janë në kontratë me një tjetër klub. I ftuar në “Zona Gol”, Foto Strakosha i ka cilësuar këto zëra si të pavërtetë.

Borussia e Dortmundit: “Më bëhet qejfi që e hapët si temë, ndoshta është keqkuptuar intervista e tij. Ishte në Gjermani për fizioterapi dhe e morën në intervistë. Në intervistë ka respektuar ekipin e Lazios, ku ka shkuar që 17 vjeç, e përmendi dhe tha që Lazio është shtëpia e dytë. Pyetja ka qenë: kur të përfundojë kontrata dhe nëse te jepet mundësia të luash në Gjermani, a do të të pëlqente t’i bashkoheshe Dortmundit? Përgjigjja ka qenë e sinqertë: jam i lumtur te Lazio, por kush nuk do të donte të luantë me Dortmundin?!

Thyerja me Lazion, e pavërtetë: “Jam krenar për Thomasin, është përpjekur shumë kaq vite te Lazio. Respekti dhe dëshira është reciproke. Shumë thashetheme dhe shumë fjalë mund të dëgjosh, janë bërë shumë portale. Gjithsesi, dua t’ju bëj me dije se për asnjë moment Tomi nuk ka patur konflikte me stafin apo lojtarët, sikurse shkruhet nëpër disa sajte. Me deklaratën që nxori Lazio, u kuptua qartë se respekti dhe mënyra e të sjellurit si profesionistë ka qenë nga të dyja palët. Nuk ka shanse të ketë konflikte ndaj një trajneri me të cilin ka punuar prej kohësh.”

Kualifikueset e Botërorit 2022: “Me këtë grup që ka rënë Shqipëria, do të jetë sukses po të zërë vendin e tretë. Pastaj kualifikim e duam të gjithë.

Fitorja historike me Greqinë: “Ishte një nga momentet më të bukura, në mos më i bukuri. Kishte arsye të veçanta. Për mua personalisht, dihet se kisha luajtur gjithë karrierën në Greqi. Ishte dhe pesha e rolit, moshës, pastaj ka vlerë ajo ndeshje”, u shpreh Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *