Luan ndeshjen e lamtumirës me Tiranën? Në Poloni përgatitet oferta e fundit për ankandin e Ernest Muçit

Tirana ka nisur prej kohësh ankandin për shërbimet e Ernest Muçit, i cili vazhdon të jetë i hapur edhe pse merkato e transferimeve në Shqipëri është mbyllur. Genti ofroi një shumë prej 400 mijë eurosh për talentin bardheblu, por kryeqytetasit nuk mund të kënaqen me kaq pak. Nga Fenerbahçe, te Shalke, Verona, Rapidi i Vienës apo edhe emra të tjerë të futbollit europian janë vënë në radhë për të shfrytëzuar rastin për të bërë të tyren lojtarin 19-vjeçar.

Ndërkohë një interesim serioz ekziston edhe në Poloni, aty ku siç raporton “Legia.net“, Legia e Varshavës prej kohësh po negocion për të transferuar Muçin. Në kryeqytetin polak po nxitojnë të përgatisin ofertën e fundit për futbollistin shqiptar, duke qenë se merkato në kampionatin e tyre përfundon në datë 24 shkurt. A do të luajë Ernest Muçi ndeshjen e fundit si bardheblu për Teutën? Është koha ajo që do të japë një përgjigje, por në radhët e Tiranës janë të gatshëm të lënë të lirë “thesarin“ e tyre nëse vjen oferta e duhur në tryezë. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online