Lajm i trishtë për klubin e Tiranës, Covid-19 i merr jetën ish-presidentit të bardhebluve

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për familjen bardheblu të Tiranës. Ish-presidenti i kryeqytetasve, Metush Seferi, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në moshën 70-vjeçare. Seferi ishte prekur nga pandemia prej disa ditësh dhe gjendja e tij po shkonte gjithnjë e më shumë drejt përmirësimit.

Pavarësisht se gjendej i shtruar nën spital dhe nën kujdesin e mjekëve, ish-kreu i bardhebluve nuk mundi të mbijetonte pasi hyri në intubim. Në të shkuarën e tij Metush Seferi ka qendruar i ulur në karriken e presidentit të Tiranës përgjatë viteve 1993-1999. “Sport Ekspres” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Seferi për këtë ndarje nga jeta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *