VIDEO/ Vllaznia, Kukësi dhe Partizani flasin në gjuhën e futbollit! Grushtat e kthejnë Bylis-Laçi në…”MMA”

Ndeshjet e javës së 19 të Superiores kanë ardhur me një imazh të shëmtuar që i përket ndeshjes Bylis-Laçi. Grushtat dhe shkelmat e kanë kthyer këtë ndeshje futbolli që të duket si një përballje në “MMA”. Nuabueze do të merrte rolin e boksierit në fushën e lojës për të degjeneruar të gjithë situatën, ndërsa në sherr janë përfshirë të gjithë futbollistët.

Arbitri do ta ndëshkonte me karton të kuq së bashku me Carkanjin, por vendimi i vërtetë i dënimit me “dorë të hekurt” do të vijë nga Disiplina, atje ku sulmuesi i Laçit rrezikon seriozisht që ta ketë mbyllur kampionatin para kohe. Sa për të përmbyllur kronikën, kjo ndeshje po vendoset me golin e Malotës në minutën e 70.

Nga krahu tjetër është Vllaznia që kthehet te fitorja duke fituar në shifrat 1-0 kundër Apolonisë. Zëvendësuesi i Adilit, Shehi, ka marrrë rolin e heroit duke shënuar me kokë. Kukësi do të fitonte ndeshjen me të rëndësishme të javës ndaj Tiranës në shifrat 2-0, falë penalltisë në minutat e para që u kthye në gol nga ana e Ibrahimit, ndërsa Limaj dhuroi perlën në minutat e fundit të takimit. Ndërkohë që Partizani nuk lë vend për shumë histori me krutanët duke triumfuar në shifrat 0-3. /Sport Ekspres/

Tirana-Kukësi 0-2 Ibrahimi 18′ p, Limaj 93′

Bylis-Laçi 0-1 Malota 70′

Kastrioti-Partizani 0-3 Zhunior 65′, Asani 78′, Kardozo 84′

 Vllaznia-Apolonia 1-0 Shehi 57′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *