Morati kundërshton veprimin e presidentit Agnelli: Nuk kam sharë asnjëherë një trajner të Juventusit

Përplasja mes Antonio Contes dhe Andrea Agnellit në distancë pas ndeshjes mes Juventusit dhe Interit vazhdon që të përbëj lajm në Itali. Trajneri i Interit kishte drejtuar gishtin e mesit nga pankina e bardhezinjëve në fundin e pjesës së parë, ndërsa drejtuesi i kampionëve të Italisë priti fundin e ndeshjes dhe kualifikimin për t’i drejtuar të sharat Conte-s.

Mbi këtë incident ka folur edhe ish-presidenti i Interit, Morati, i cili ka kundërshtuar veprimin e Agnellit. “Një ndryshk i vjetër, që del pikërisht tani. Nuk ishte një episod për t’u vlerësuar, por mund të ndodhë dhe pa tifozë në stadium, evidentohet edhe më shumë. Personalisht nuk kam sharë asnjëherë një trajner të Juventusit”, u shpreh Morati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *