Një deklaratë shumë e fortë ka ardhur nga ana e zyrtarit të Galatasarait, Abdurrahim Albayrak. Ky i fundit ka zbuluar se Vedat Muriqi kërkonte me çdo kusht që të transferohej te Galatasarai. Më pas do të vendosej për kalimin e tij në rivalët e përjetshëm, te Fenerbaçe, atje ku shpërthyen me golat e shënuara dhe fitoi zemrat e tifozëve.
“Kam edhe disa fotografi të cilat nuk i shpërndaj, që nuk kam për t’ia dhënë askujt. Mert Hakaj dhe Vedat Muriqi duke qarë te shpatullat e mia deri në 2 të mëngjesit”, u shpreh Albayrak. Këto fjalë tregojnë prapaskenën e lëvizjes së sulmuesit shqiptar te Fenerbaçe dhe kjo ka sjellë polemika të mëdha. /Sport Ekspres/