A kishte festim më të bukur? Ndeshja e veçantë e Gjimshitit me Atalantën

Berat Gjimshiti është një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin italian. 27 vjeçari është titullar i padiskutueshëm në skuadrën që vazhdon të bëjë çudira si në Itali ashtu dhe në Europë. Kjo skuadër arriti një sukses tjetër në Kupën e Italisë, ku mposhti Napolin me rezultatin 3-1 dhe do të luajë në finale ndaj Juventusit.

Kjo ishte një ndeshje e veçantë për mbrojtësin kuqezi pasi numëroi 100 ndeshje me këtë fanellë, të cilën e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme me kualifikimin në finale. Vetë klubi i Bergamos nuk ka ngurruar ta urojë Gjimshitin në rrjetin social Tëitter.
“Aspak keq të festosh kështu ndeshjen e 100-të me ngjyrat zikaltër. Komplimente Berat”, ka shkruar faqja e Atalantës duke iu referuar fitores dhe kalimit në finale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *