Miqësore që do të ndiqet me vëmendje nga Alban Bushi, Kosova U-21 merr trajnerin gjerman

Kosova U-21 ka siguruar një miqësore në datën 26 mars atje ku do të përballet me Katarin në kryeqytetin Doha. Një marrëveshje e arritur në saj të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy Federatave.

Nga ana tjetër kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës U-21, gjermanin Michael Nees, që të njihet me organikën e futbollistëve. Në këtë grumbullim do të jenë të gjithë lojtarët e gjeneratës 2000/2001.

Kjo do të shërbejë për t’u përgatitur sa i përket kualifikueseve të Europianit 2023, ku në të njëjtin grup gjendet edhe Shqipëria. Por këtë herë Alban Bushi do të gjejë dardanët me një fytyrë tjetër pasi nuk më trajner Prekazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *