Merkato e janarit është mbyllur, por në ekipin e “Supersport” ka lëvizje të drejtuesve. Pra asgjë jashtë normave dhe një ndryshim që ka ardhur për kupolën e kësaj platforme të preferuar për sportdashësit.
Vetëm pak ditë më parë është raportuar largimi i Dritan Shakohoxhës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm. Këtë vend e ka marrë së fundmi Egi Duro, gazetari i cili ka bërë lidhje të panumërta në televizion duke raportuar futbollin shqiptar dhe njëkohësisht për të ndjekur shpeshherë Kombëtaren në çdo transfertë. /Sport Ekspres/