13 gola në 20 ndeshje/ Talenti i Shqipërisë shpërthen në Gjermani, kthehet te Bajerni në verë

Marvin Cuni është duke zhvilluar një sezon fantastik në ligat e ulëta të Gjermanisë me ekipin e Sonnenof Grossaspach. Në ndeshjen e fundit që u fitua në shifrat 7-1 kundër Pirasens, talenti që i përket Shqipërisë ka arritur që të realizojë tripletë.

Bëhet fjalë për 13 gola që janë realizuar në 20 ndeshje, për ta ndezur këtë futbollist dhe për t’i dhënë besimin e duhur. Pavarësisht se nuk flitet për nivelet më të larta të futbollit gjerman, por kjo eksperiencë po e rrit edhe më tepër Marvinin pasi është pjesë e “futbollit burrëror”.

Kartoni i tij zotërohet nga Bajerni i Mynihut dhe në verë do të ketë një rikthim të futbollistit 19-vjeçar në ekipin e dytë të bavarezëve. Atje do të luajë edhe shanset e karrierës për të kërkuar bindjen e trajnerit të parë që të marrë ftesën e Bajnerit A, pasi edhe më herët ka pasur shumë kalime të tilla që vijnë nga ekipi i të rinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *