Dy gafat i kushtuan ndeshjen, Klop mbron portierin me arsyen qesharake: I kishte këmbët e ftohta

Liverpuli ka humbur mbrëmjen e sotme me shifrat 1-4 kundër Mançester Sitit. Humbja e tretë radhazi në “Anfield“ kjo, por që dhemb më tepër nga vetë rezultati i thellë dhe fakti se përballë kishin rivalin e drejtpërdrejtë për titull. Një dorë të madhe në këtë humbje pati edhe Alison Beker, i cili me dy gafat e tij i fali dy gola “qytetarëve”. Por një arsye qesharake ka ardhur nga trajneri Klop për gabimet e portierit brazilian, duke deklaruar në prononcimin për mediat pas ndeshjes se ndoshta Alison kishte këmbëte ftohta.

“Nuk mund t’i fshehim tani (gabimet e Alisonit). Ishin dy të tilla ku nuk kishte shumë alternativa përreth, sidomos në golin e parë. Në të dytin thjesht e gjuajtin gabim topin. Nuk kam një shpjegim të vërtetë për të. Ndoshta kishte këmbët e ftohta, apo diçka e tillë. Tingëllon qesharake, por mund të jetë. Por kishte mundësinë për ta larguar në distancë topin. Megjithatë Alison na ka shpëtuar jetën shumë herë, sot bëri dy gabime”, ka thënë Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *